Performanca e Rita Orës me flamurin serb në krah po komentohet gjerësisht edhe në Serbi. Mediat atje kanë bërë shkrime të shumta lidhur me ngjarjen.
‘Këtij personi i jepni pension kombëtar – Rita Ora me flamurin serb’- nis artikullin media ‘Alo.rs’., duke nënkuptuar se Rita është ambasadore e Kosovës e për këtë, paguhet nga shteti.
Si kjo dhe mediat tjera shkruajnë se si këngëtarja u detyrua t’i kërkojë falje shqiptarëve.
Më tej ata përmendin edhe rastet kur jo vetëm Rita por edhe Dua me Beben kanë performuar me flamurin kuq e zi dhe atë të Kosovës.
“Më parë, Rita së bashku me koleget e saj Dua Lipa dhe Bebe Rexha provokuan në performanca duke treguar shqiponjën dykrenare, e cila përfaqëson ‘Shqipërinë e madhe’ dhe tani, falë një vizitori të koncertit që shtoi një serb flamur për të, ajo duhej tu kërkonte falje bashkatdhetarëve”- shkruajnë mediat.
- Adele zbulon kuptimin e vërtetë të këngës ‘Set fire to the rain’
- Ky është roli që Zendaya synon një ditë në Hollywood