Header

Më në fund! Rihanna na prezanton me djalin e dytë

Rihanna dhe A$AP Rocky prezantuan me botën djalin e tyre të porsalindur.

Këngëtarja dhe reperi, 34 vjeç pozuan për një seri fotosh të adhurueshme që tregojnë foshnjën e porsalindur të çiftit, Riot Rose , si dhe djalin RZA, 16 muajsh.

Në fotot e publikuara, Rihanna shihet me djalin e vogël Riot ndërsa Rocky mban RZA mbi supet e tij, duke pozuar në këtë mënyrë për herë të parë së bashku, si një familje prej katër anëtarësh.

RZA duket i adhurueshëm me një xhaketë lëkure, ndërkohë që Riot mban veshur një kostum rozë, teksa i buzëqesh ëmbël prindërve të tij. Burime pranë PEOPLE konfirmuan në gusht se këngëtarja e “Diamonds” dhe partneri i saj kishin mirëpritur së bashku fëmijën e tyre të dytë.

Rihanna zbuloi lajmin emocionues se ajo ishte në pritje të fëmijës së dytë në momentet e hapjes së performancës së saj në Super Boël në shkurt.

Kujtojmë që Rihanna dhe Rocky mirëpritën djalin e tyre të parë, RZA, në maj të 2022. Gjatë një interviste të dhënë 9 muaj pasi u bë nënë për herë të parë, Rihanna foli për mëmësisë dhe shtatzëninë e dytë, “O Zot, është legjendare. Është gjithçka. Vërtet nuk të kujtohet jeta më parë, kjo është gjëja më e çmendur ndonjëherë”.

See All the Photos of Rihanna and A$AP Rocky's New Baby, Riot Rose

Rihanna and A$AP Rocky Share First Photos of Baby Son Riot Rose

Meet Riot Rose! See The First Photos of Rihanna and A$AP Rocky's Newborn Son | Entertainment Tonight

 

You may also like ...