Header

Më i kërkuari i momentit, sa paguhet Luiz Ejlli për koncert?

Menaxheri i VIP-ave Xhani Demika dha një intervistë për emisionin ‘Pushime on Top’ ku ka ndarë disa sekrete të shumë prej VIP-ave për të cilët të gjithë fansat janë kuriozë.

Një prej tyre ishte padyshim dhe këngëtari e fituesi i edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP’ Luiz Ejlli. Teksa u pyet për pagesën e tij për koncert, Demika nuk nguroi t’ja shuante kureshtjen të gjithëve.

“Luiz Ejlli ka qenë një ndër artistët e parë që kam kontaktuar për këtë sezon, më ka kërkuar 30 mijë euro.”- ka treguar ai.

Rikujtojmë që Luizi sapo mbylli një tur koncertesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe para pak ditësh performoi  gjithashtu në Londër. Duket se, që prej përfundimit të formatit të ‘BBVIP’, këngëtari nuk ka bërë asnjë ditë pushim!

You may also like ...