Header

Me barkun e rrumbullakosur, taka e gëzof! Rihanna ndez rrjetin

Rihanna nuk i ka të shpeshta daljet publike, por ajo kujdeset që të bëhet virale çdo herë me stilin e saj.

Ashtu si në shtatzëninë e parë dhe të dytë, Rihanna zgjedh të bëjë diferencën me veshjet e saj. Shtatëzaninë e dytë e zbuloi live në finalen e Super Bowl , ndërsa herë pas here ka postuar djalin e saj të vogël.
Mirëpo, të dielën mbrëma, ajo ka postuar edhe foto të saja, duke treguar barkun e fryrë. Rihanna këtë herë pozon në Instagram e veshur me gëzof. Ajo ka veshur një fustan bardh e zi, xhaketë dhe kapele, ndërsa dizajni i syzeve të kujton kompaninë Chanel.

E po ashtu këngëtarja ka veshur sandale me taka të larta, pavarësisht shtatzënisë së saj.
“[Nuk është] as e hënë,” ishte mbishkrimi i postimit të saj, i cili tërhoqi një breshëri komentesh.

Mes atyre që kanë komentuar janë Gigi Hadid, Cara Deleville, e cila është deklaruar si fanse e madhe në të kaluarën dhe  Lindsay Lohan, e cila gjithashtu është shtatzënë.

You may also like ...