Kulla Eiffel, një prej atraksioneve më të mëdha turistike në botë, u mbyll për publikun per shkak se stafi i saj hyri në grevë. Greva përkon me 100-vjetorin e vdekjes së inxhinierit, Gustave Eiffel, që ndërtoi objektin e rralle. Operatori i Kullës, SETE, sqaroi se stafi po proteston lidhur “me mënyrën se si po menaxhohet ajo aktualisht” .
SETE deklaroi se kjo situatës “është nisur drejt katastrofës”. Shoqata CGT tha se kulla po menaxhohet sipas nje modeli biznesi “shume ambicioz dhe te paqëndrueshëm” , që bazohet në një vlerësim të fryrë të numrit të vizitorëve të ardhshëm dhe në të njëjtën kohë nënvlerëson kostot e ndërtimit. SETE u kërkoi falje vizitorëve, duke i këshilluar të gjithë ata që kishin blerë bileta elektronike për të vizituar Kullën të mërkurën që të shikojnë emailet e tyre për më shumë informacione mbi rezervimin e tyre.
Kulla e Eiffelit, ndërtesa më e famshme e Parisit, tërheq pothuajse 7 milionë vizitorë në vit, rreth tre e katërta e të cilëve janë të huaj. Gjatë pandemisë së koronavirusit, numri i vizitorëve ra për shkak të mbylljeve dhe kufizimeve të udhëtimit, por shifrat e vizitorëve u rritën në 5.9 milionë më 2022.
Shoqata CGT deklaro se ata qe po menaxhojne Kullen, e bazojne te ardhmen e saj në buxhetin prej 7.4 milionë vizitorësh në vit, “dhe pse ky nivel vizitorësh nuk është arritur kurrë”. Inxhinieri i Kullës, Gustave Eiffel, vdiq më 27 dhjetor 1923, në moshën 91-vjeçare.