Header

Mbreti Charles III diagnostikohet me kancer!

Mbreti Charles III, është diagnostikuar me një formë të kancerit dhe ka nisur trajtimin, njoftoi Buckingham Palace.

Kanceri u zbulua gjatë trajtimit të tij të fundit nga prostata e zmadhuar. Lloji i kancerit nuk është zbuluar, por sipas një deklarate të pallatit, mbreti ka filluar trajtimet mjekësore.

Pallati tha se kishte dale ne pah “një çështje tjetër shqetësuese” gjatë trajtimit që Charles bëri muajin e kaluar për prostatën, kur ai qëndroi tre net në një spital në Londër. Mbreti zgjodhi ta kryente publikisht trajtimin e tij të prostatës, me qëllimin për të inkurajuar më shumë burra që të bënin kontrolle.

“Mbreti  pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur. Ai do t’i shtyjë angazhimet e tij publike dhe pritet që anëtarët e tjerë të familjes mbretërore të ndihmojnë për ta përkrahur gjatë trajtimit të tij”, njofton Pallati Buckingham.

Më pak se 18 muaj nga marrja e fronit Charles do të pezullojë detyrat publike, por do të vazhdojë të merret me çështje shtetërore dhe nuk do të heqë dorë nga rolet e tij kushtetuese si kreu i shtetit, tha Pallati.

You may also like ...