Header

Mbajti korse gjatë koncertit, Adele rrëfen sëmundjen që iu shfaq!

Performanca e gjatë në skenë i shkaktoi një probleme jo të vogë të lëkurës këngëtares së famshme, Adele. Ajo rrëfeu së fundi se kishte djersirut aq shumë me korsenë Spanx gjatë një koncerti i ishte irrituar ndjeshëm lëkura rreth mesit e qe mbushur me puçra.

Britanikja rrëfeu se tashmë vuan nga “jock itch”, një infeksion i lëkurës në zonën e ijeve, që prek pjesën e sipërme të kofshëve, të pasmet dhe pjesën e poshtme të barkut.

“Është e qartë se kur kam koncerte, vesh Spanx në mënyrë që të arrij të mbaj cdo veshje dhe që ato të më përshtaten sa më mirë. Por unë djersij shumë, deh ajo djersë nuk shkon gjëkundi. Pra, unë praktikisht “notoj” në djersën time. Doktori ma bëri të qartë se tashmë kam kaluar në një infeksion lëkure, që kërkon trajtim”, u shpreh ajo. Sëmundja në fjalë zakonisht prek shpesh atletët që djersijnë shumë.

Adele, e cila pak kohë më parë iu nënshtrua dhe një operacioni në kordat vokale, pohoi po ashtu se druhej mos kishte dëmtuar zërin gjatë një udhëtimi në Republikën Domenikane, ku këndoi pa pushim në karaoke për katër orë.

You may also like ...