Header

Matura Shtetërore/ Dalin rezultatet për lëndën e Matematikës

Janë publikuar rezultatet e testit të lëndës së Matematikës për Maturën Shtetërore. Kalueshmëria në këtë provim llogaritet në 94.38%, ndërsa nota mesatare është 6.65.

Ajo që vihet re është se numri i maturantëve që nuk kanë mundur të kalojnë provimin është i lartë.

Sipas të dhënave në shkallë republike janë 238 maturantë, të cilët janë vlerësuar me notë maksimale, kurse 1549 të tjerë kanë rezultuar mbetës në lëndën e Matematikës.

Provimin e Matematikës e kanë kryer rreth 27500 maturantë. Ata tashmë presin rezultatin e provimit të fundit atë të lëndës me zgjedhje, që u zhvillua të hënën. Maturantët mbetës do kenë sërish mundësi të ritestojnë njohuritë në sesionin e vjeshtës.

You may also like ...