Header

Matura 2024/ 28 mijë marurantë i nënshtrohen sot provimit të parë, gjuhës së huaj

Sot nisin provimet e Maturës Shtetërore për 28 mijë gjimnazistë në të gjithë vendin.

Provimi i parë është ai i gjuhës së huaj. Në këtë ditë të rëndësishme, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka dhënë një mesazh për të gjithë nxënësit.

“Një nga risitë e Maturës Shtetërore këtë vit është se ju të parët dhe brezat e tjerë pas jush do të keni mundësinë e gjenerimit të diplomës me vulë elektronike në sistemin e-matura, që është një hap përpara drejt modernizimit dhe digjitalizimit të mëtejshëm të shërbimeve online”, tha ministrja.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit gjithashtu inkurajoi maturantët që të zgjedhin universitetet shqiptare për të vijuar studimet e tyre.

Pas provimit të gjuhës së huaj, do të testohet Gjuha Shqipe dhe Letërsia, Matematika dhe lëndët me zgjedhje.

Këtë vit, në sallat e provimeve do të ketë monitorim me kamera.

You may also like ...