Madonna ka shpallur datat e reja për turneun e saj botëror i cili u shty për shkak të problemeve shëndetësore të këngëtares.
Turneu Celebration do të nisë në Londër më 14 Tetor, tre muaj pasi fillimisht ishte planifikuar të fillonte në Vankuver, Kanada.
Autorja e shumë hiteve kaloi disa ditë në kujdesin intensiv dhe vazhdoi shërimin e në shtëpi, por tani koncertet mund të vazhdojnë dhe kompania “Live Nation” konfirmoi datat reja.
Shumica e datave në SHBA janë shtyrë për në vitin 2024 ndërsa disa koncerte të tjera që ishin planifikuar janë anuluar.
Turneu i ri këtë verë po organizohet për të festuar karrierën e saj prej katër dekadash në muzikë.
Maddona nisi një tur koncertesh edhe në vitin 2019 kur nxori albumin e fundit, por që më pas u ndërprenë për shkak të pandemisë dhe problemeve të saj shëndetësore.
Në mbi 300 milionë disqe të shitura gjatë gjithë karrierës 65-vjeçarja mban vendin e parë si këngëtarja më e pëlqyer në mbarë botën gjë që i ka dhënë edhe epitetin “Mbretëresha e Popit”.
- Britney Spears dhe Sam Asghari ndahen 1 vit pas martesës!
- Margot Robbie merr një ofertë të pazakontë me vlerë 500,000 dollarë