Lumi B dhe partnerja e tij, Miranda, do të bëhen prindër për herë të dytë.
Çifti ka zgjedhur një mënyrë mjaft tërheqëse për të zbuluar pritjen e ëmbël, me barkun zbuluar të Mirandës ku shkruhet “foshnje”, ndërsa në atë të Lumi B “birrë”.
Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije partnerja e reperit me anë të disa fotografive në Instagram, ku duket ajo dhe Lumi me barkun jashtë.
“Familja jonë po rritet, si barku ynë, dhe ne jemi të emocionuar të ndajmë që një i vogël do të bashkohet me ne së shpejti”, ka shkruar ajo.
- Greta Gerwig emërohet presidente jurie në Festivalin e Kanës
- Këngëtari brazilian humb jetën në skenë si pasojë e një ataku kardiak