Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, çifti më i dashur dhe më i përfolur i momentit, siç dihet tashmë janë në pritje të ëmbël dhe ndajnë vazhdimisht momente, foto, video me ndjekësit e tyre në Instagram.
Mirëpo, me postimin e fundit çifti ka shqetësuar fansat pasi mbrëmjen e djeshme kanë përfunduar në spital, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të moderatores.
Për këtë, Luiz Ejlli ka postuar në rrjete sociale teksa ndan pamje nga dhoma ku gjendet Kiara duke shtuar se është në gjendje të mirë shëndetësore, por ka qenë thjeshtë një virozë e më pas çifti ka nisur batutat mes njëri-tjetrit.
“Këmbë njeriu s’ka, jemi vetëm unë dhe Kiarita. Na bëri merak Kiarita por ishte vetëm një virozë” – tha këngëtari.