Luiza Gega ka tiumfuar në Kampionatin Europian Ekipor të atletikës.
Sportistja jonë ka mposhtur Salpeter duke marrë kështu pikët maksimale në garën e 5000 metrave për femra.
Gega dha kohën 15 minuta 32 sekonda dhe 39 të qindtat në kampionatin ekipor që po mbahet në Krakov. Në këtë mënyrë Luiza konfirmon edhe njëherë formën e mirë fizike që atletja ka.
“Nuk ishte garë e lehtë. Vajza që doli e dyta është e treta në botë ka dalë kampionë Europe në 2018 dhe e dija që, nëse do të mbaja deri në fund atë ritëm, do të dilja e para, sepse unë di që jam më e shpejtë se ajo. Jam sportistja më e shpejtë dhe e ndjeja vetën komode.
Nuk doja të vrapoja shpejt pasi po ruhesha për garën e ardhshme, ku synoj që gjithashtu të fitoj. Është gara ime kryesore me 3000 metra me pengesa dhe do të përpiqem të realizoj brenda një kohe të shpejtë. Do të jetë e vështirë, pasi nuk kam kundështare të forta që të më nxisin, por unë do të jap maksimumin për të fituar”, ka theksuar atletja shqiptare.
Suksesit të Gegës i është përgjigjur edhe kryeministri i vendit tonë, Edi Rama, duke përgëzuar atleteten e suksesshme shqiptare.
- Mike apo rivale? Sarah Jessica Parker flet për rikthimin e shkurtër të Samantha Jones
- Euro 2024/ Shqipëria bën detyrën, mposht 3 me 1 Ishujt Faroe