Header

Luiz Ejlli zyrtarisht biznesmen: Ja sipërmarrja e fituesit të BBVIP!

Pjesëmarrja dhe fitorja e Big Brother VIP i ka sjellë Luiz Ejllit krahas fansave të shumtë në mbarë botën, edhe të ardhura të majme në vlerë monetare. Krahas koncerteve dhe këngëve të reja, duket se Ejlli është kthyer edhe në biznesmen dhe sipërmarrja është mësuar nga një ndryshim veprimtarue i bërë nga Ejlli në QKB (Qendra Kombëtare e Biznesit).

Në vendimin e QKB shkruhet:

Numri i çeshtjes: CN-118624-05-23

Arsyet e hapjes se çështjes: Ndryshim objekti veprimtarie. E-Mail ishte (“”) u bë (“[email protected]”) Objekti ishte (“Noter.”) u bë (“Shërbime marketingu dhe telemarketingu; Prodhim i produksioneve televizive, spote, konkurse muzikore, festivale apo aktiviteve te zhanerve të ndryshme artistike, sportive, etj. Organizime masive eventesh, koncerte indoor outdoor, promovim aktivitetesh dhe biznese private ne media visive dhe ne media sociale, kengetar, solist, realizim klipesh, artist, imazh etj.”)

Pra Ejlli tashmë do të njihet jo vetëm si këngëtar por edhe si producent.

You may also like ...