Header

Luiz Ejlli pjesë e BBV? Ledion Liço zbulon surprizën për prime-n e së shtunës

Prej disa ditësh po përflitet hyrja e fituesit të edicionit të kaluar, Luiz Ejlli në “Big Brother Vip Albania 3”. Qëkur këngëtari lajmëroi hyrjen e tij gjatë një koncerti live, fansat filluan të aludonin për hyrjen e tij si një lojtar apo i ftuar.

Megjithatë, moderatori Ledion Liço në përfundim të puntatës së djeshme, zbuloi surprizën.

Gjatë prime-t të së shtunës do të jetë i ftuar Luiz Ejlli.

Ledion Liço tha se kohët e fundit është përfolur shumë për këtë gjë, por ai do të ndajë mendimet dhe opinionet e tij për situatat në shtëpi.

“Është përfolur më së shumti këtë kohë, a do të hyjë, çfarë do të bëjë. E kam fjalën për fituesin e edicionin të kaluar të Big Brother VIP. Luiz Ejlli do të jetë i ftuar të shtunën, ku do të na shoqërojë gjatë gjithë mbrëmjes”, tha moderatori.

You may also like ...