Header

“Lufta e shekullit”/ Elon Musk dhe Mark Zuckerberg janë gati të zhvillojnë një “duel në kafaz”

Lufta e shekullit pritet të ndodhë nga gjigantët e teknologjisë, Elon Musk dhe Mark Zuckerberg. Ata kanë rënë dakord të luftojnë njëri-tjetrin në një përleshje në “kafaz”.

Elon Musk kohët e fundit postoi në Twitter se ai do të ishte “për një luftë në kafaz” me Zuckerberg, dhe CEO i Meta u përgjigj duke postuar një postim të printimit të tweet-it të Musk me mbishkrimin “më dërgo vendndodhjen“.

“Historia flet vetë”, tha përfaqësuesi i Metës, Iska Saric, duke konfirmuar për theverge.com se dialogu mes dy gjigantëve teknologjikë nuk ishte shaka, por një mendim që mund të realizohej!

Pas publikimit të ‘Story’, Musk u përgjigj me dy fjalë: “Octagon në Vegas”. Ai më pas shkroi në Twitter: “Kam gati këtë lëvizje të mrekullueshme që e quaj ‘The Walrus’ ku thjesht shtrihem mbi kundërshtarin tim dhe nuk bëj asgjë”.

Natyrisht, kjo zhurmë e rrjeteve sociale shkaktoi furi në mediat amerikane, por mbetet për t’u parë nëse Musk dhe Zuckerberg do futen vërtet në “kafaz”!/

You may also like ...