Mirësevini në këtë botë Korona dhe Covid. Këto janë emrat e dy binjakëve të lindur në qytetin Raipur të Indisë.
Binjakët, një djalë dhe një vajzë lindën gjatë 3 javëve karantinë që është vendosur dhe në Indi.
Prindërit e tyre thanë se i quajtën ashtu me qëllim që të kujtojnë këtë kohë të vështirë, shkruan media lokale, transmeton ora news.
Në një intervistë për median lokal, nëna tha se kishin pasur shumë vështirësi dhe donin qa kujtonim këtë.
“Virusi është I rrezikshëm por I bëri njerëzit të fokusohen në higjienë dhe në zakonet e mira të jetës, prandaj vendosëm ti quanim ashtu” thotë e ëma.
Më pas stafi mjekësor nisi ti quante binjakët Korona dhe Covid.