Header

Leonardo DiCaprio dhe fiksimi i tij me modelet! Kush është 25-vjeçarja që u shfaq krah tij?

Aktori i “Revenant” Leonardo DiCaprio u pa me modelen Vittoria Ceretti në Santa Barbara, Kaliforni të martën. Të dy shiheshin të lumtur, ndërsa ndaluan për akullore dhe kafe të ftohtë. DiCaprio, 48 vjeç, u pa me një kapelë bejsbolli, syze dielli të zeza dhe një maskë blu për fytyrën.

Megjithatë, ndryshe nga zakonisht aktori kishte një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra ngjyrë kafe, të cilat i kombinoi me atlete gri dhe të kuqe. Ndërkohë, bukuroshja italiane, 25 vjeçe, ka veshur një palë pantallona të shkurtra të zeza dhe një bluzë të bardhë. Ceretti mbante një një çantë blu dhe atlete jeshile.

Teksa dolën nga dyqani, Ceretti dhe DiCaprio u panë me disa persona të tjerë. Megjithatë, është e paqartë nëse ata ishin miqtë apo kalimtarët të rastit

Ylli i “Wolf of Wall Street” e ka shfrytëzuar maksimalisht këtë verë, pasi është parë të pushojë në jahte luksoze. Pavarësisht stilit të tij të jetesës, burimet i thanë “Page Six” muajin e kaluar se DiCaprio është ende duke konsideruar lidhjen me modelen Gigi Hadid, me të cilën u lidh për herë të parë gati një vit më parë.

Dyshja u pa duke festuar dy net me radhë në Hamptons, N.Y. Ndërsa çifti i përfolur nuk ishte vetëm, dëshmitarët thanë se ishte e dukshme që kishte një “vibe” mes të dyve.

You may also like ...