Lauryn Goodman ka njoftuar se babai i fëmijës së saj jashtëmartesor është futbollisti anglez, Kyle Walker.
Në muajin e kaluar ishte raportuar se modelja ishte në pritje të fëmijës me një lojtar të Ligës Premier, identiteti i të cilit nuk ishte bërë i ditur.
Ndërsa tani, ajo ka njoftuar se babai i fëmijës është mbrojtës i Manchester Cityt, i cili do të bëhet baba për të katërtën herë kur Lauryn ta sjellë në jetë fëmijën.
Bukuroshes i kishin thënë mjekët se nuk mund të mbetet shtatzënë në mënyrë të natyrale, prandaj ajo fëmijën e ka quajtur ‘një mrekulli’.
Ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë pyetur vazhdimisht se kush është babai, ajo ka vendosur të flasë për The Sun on Sunday, në mënyrë që t’u japë fund thashethemeve që po i shkaktojnë stres.
“Kyle Walker dhe unë po e presim një fëmijë që do të lindë në prill dhe është ngjizur në një periudhë kur që të dy ishim të ndarë nga partnerët tanë të mëparshëm”. ka thënë ajohttps://www.instagram.com/p/B8E8xb1lgrQ/?utm_source=ig_embed
- Vdes aktori i “Nanny McPhee”, Raphael Coleman
- Një tjetër nuse mbretërore do të largohet për në Kanada