Header

Kush është komisionerja që thur me shtiza në… Parlamentin Evropian?!

Kur dëgjojnë mbledhjen e Komisionit, shumica e njerëzve kanë parasysh procesin, ku politikanët mbajnë në “shpinën e tyre” disa nga çështjet më të rëndësishme të Evropës.

Dhe në të vërtetë, kështu duhet të jetë, veçanërisht kur presidentja, Ursula von der Leyen, është në podium. Mirëpo, fjalimi i sotëm i presidentes në Parlamentin Evropian u bë… viral.

Gjatë fjalimit, komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, , është “kapur” nga kamera duke dëgjuar fjalimin dhe në të njëjtën kohë… duke thurur një çorape rozë. Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë që komisionerja europiane shihej në një seancë duke thurur.

Një pasion që komisionerja nuk e ka mbajtur kurrë të fshehur. Në vitin 2020 ajo tha në rrjetet sociale se u kishte dhënë të gjithë bashkëpunëtorëve të saj çorape leshi që i kishte punuar me grep.

https://youtu.be/l5E3cjN8zVk

You may also like ...