Header

‘Kur Sunduesit Grinden’, libri i Ismail Kadaresë kandidat për çmimin ‘The Booker 2024’

Libri i shkrimtarit Ismail Kadare, “Kur Sunduesit Grinden” është shpallur kandidat për çmimin “The Booker 2024”.

Ky libër i botuar në vitin 2018 në Shqipëri, sjell një qasje mbi raportin e shkrimtarëve me diktatorët. Kadare rrëfen telefonatën e diskutuar gjatë, të një shkrimtari në ish-Bashkimin Sovjetik me Stalinin që në një moment do ta përdorte këtë telefonatë kundër vetë shkrimtarit.

Juria që vlerësoi librin dhe e renditi mes librave të përzgjedhur në garë, e cilësoi këtë roman një meditim magjepsës mbi Rusinë Sovjetike, autoritarizmin, strukturat e pushtetit dhe një periudhë shkrimtarësh të mëdhenj.

Libri fitues do të shpallet në një ceremoni më 21 maj 2024 dhe nëse do të fitonte, Ismail Kadare do të bëhej autori i parë që do të fitonte dy herë Çmimin Ndërkombëtar “Booker”. Pasi ai ishte fituesi i çmimit inaugurues (i njohur në atë kohë si Çmimi Ndërkombëtar Man Booker) në 2005. Në atë kohë, çmimi u dha për një pjesë të punës së tij dhe jo për një libër individual.

The Booker Prizes on X: "A Dictator Calls offers a fascinating meditation  on Soviet Russia, authoritarianism, power structures and a period of great  writers. Congratulations to Ismail Kadare and translator John Hodgson

 

You may also like ...