Kryeministri Edi Rama ka shpallur planin financiar me 7 pika për të përballuar situatën e shkaktuar nga koronavirusi.
‘Plani ynë për adresimin e nevojave për financim, që janë prekur në ekonominë e tyre, ka këto 7 pika:
1-2.5 miliardë lekë për luftën në vijën e zjarrit që i vjen në ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë;
2-10 miliardë lekë për kompanitë që kanë vështirësi objective për të paguar pagat e punonjësve;
3-6.5 miliardë lekë për nevojat immediate për shtresat më në nevojë, biznesin e vogël;
4- 2 miliardë lekë për Ministrinë e Mbrojtjes për operacionin humanitar;
5- 1 miliardë lekë për Këshillin e Ministrave për cdo urgjencë të paparashikuar;
6- 1 mld lekë për qeverinë për cdo urgjencë, do të fshijmë përgjithmonë për kamatëvoneta për energjinë me efekt 15 mld lekë dhe do të përfitojnë 211024 abonetet;
7-Riskedulojmë në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2020 për të gjithë biznesin nga 2 deri 14 milionë lekë.
Ndërkohë, do ti përgjysmohet paga Këshillit të Ministrave dhe deputetëve të Parlamentit. Kryeministri Rama tha se plani nuk do të mbetet i vetmi dhe do të ndryshojë.
‘Në luftë të ardhurat gjithmonë bien. Në këtë luftë të hatashme, të ardhurat e shtetit, të shtëpisë së madhe do të bien në një pikiatë të madhe. Pikërisht se nuk e dimë sa do zgjasë kjo mbyllje në shtëpi, nuk e dimë sa do biem në pikiatë.
Nuk mund të jetë një plan për ti kënaqur të gjithë sot dhe për ti lënë të gjithë me gojë nesër. Veshët tuaj batardisen me lloj lloj platformash opozitare. Të ardhurat në buxhetin e shtetit tonë këtë muaj do të bien shumë, po tjetrin sa do të bien, po tjetrin? Po sikur të duhen më shumë muaj, si do ia bëjmë? Ndajeni bashkë me mua mendjen se në këtë luftë për ekzistencë jemi vetëm.
Nuk jemi si për tërmetin që varrosëm 51 anëtarë të familjes tonë. Mblodhëm në rrugët e botës me dorën shtrirë si hallexhinj dhe bota hapi dyert për rindërtimin. Jo, nuk jemi kështu. Mijëra e mijëra njerëz shtrihen në spitale, salla sportive e koncertesh nëse nuk e ndajmë mendjen se në këtë hall sa një mal mbi kokë jemi vetëm dhe askush që nuk flet shqip, nuk qan shqip, nuk na dëgjon.
Nuk kemi kujt ti shtrijmë dorën, se askush nuk e sheh hallin dhe nuk kemi dyer përvec dyerve të zemrave tona. Kur shumica e familjeve pyesin cfarë do ndodhi me pagat, cfarë do ndodhim me punonjësit e sipërmarrjes, po me jetën në cadrën kur as nga cadra nuk duhet të dalë.
Ka dhe që pyesin cfarë do bëjë kryeministri se Trump nxorri triliona, Merkeli nxori miliona, Johnson e Macroni hapin dyert. Pyetja që smë ndahet është, deri kur vazhdon kjo luftë. Dhe deri tani kam vetëm përgjigjen e Johnson: Do të jepja me kënaqësi gjithcka kam që të mos isha këtu para jush. Përgjigja e Linda Johnson nuk tregon asgjë, por as unë as të tjerët nuk e dinë se deri kur vazhdon.
Plani i financimit nuk do të jetë i vetëm, por një plan A, B, C. Nëse zgjat deri në 6 muaj, na duhet një plan D dhe Zoti i madh na ndihmoftë. Edhe plani i lehtësimit ekonomik, nuk e kemi luksin të themi, le ti shpenzojmë ato që kemi. Me të dalë ku të dalë, nuk dalim dot nga shtëpia nesër.
Plani që do të zbatojmë nuk është ecje qorrazi se nesër ka Perëndia për ne. Plani ynë është edhe për më të dobëtit. Ndërsa Shqipëria dhjam të tepërt ka vetëm në trutë e tyre që nuk dinë ta qeverisin.
Ne mund dhe duhet të financojmë ata që edhe në paqe mbijetojnë, të atyre që nuk shkojnë dot në punë, të atyre që pa biznesin e vogël, nuk i mbijetojnë dot të nesërmes. Këta janë ata që kanë më shumë nevojë në këtë moment dhe të tjerët jo vetëm që nuk duhet të kërkojnë nga ne, por të nxjerrin nga vetja.
Nuk do të prekim asnjë pagë tjetër përvec atyre të Këshillit të Ministrave dhe deputetëve, të cilët deri në mbarimin e luftës, do marrin vetëm gjysmën e rrugës’, tha Rama.