Kreu i Lojërave Olimpike të Tokios ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Kozo Tashima deklaroi se kishte temperaturë dhe një simptomë pneumonie por ndihej mirë dhe do të përqendrohej në trajtim.
Tashima ishte kthyer nga një udhëtim punë prej 9 ditësh ku kishte udhëtuar për në Irlandën e Veriut, në Hollandë dhe në Shtetet e Bashkuara ku vazhdonin përshëndetjet me përqafime dhe dhënie dore.
‘Sot, rezultatet e mia treguan se jam pozitiv ndaj koronavirusit të ri. Kam pak temperaturë. Ekzaminimet treguar simptomat e pneumonisë, por jan mirë. Do të përqendrohem në trajtimin dhe këshillat e mjekëve’, tha Tashima në një deklaratë.
Në takimet e tij që nisën prej 28 shkurtit u përfshinë biseda me Bordin e Futbollit Ndërkombëtar.
Më 2 mars vizitoi Amsterdamin për të folur për UEFA dhe me 3 mars mori pjesë në një mbledhje të përgjithshme për të njëjtën temë
- Çelje negociatash në kohë koronavirusi
- “Ne jemi ushtarë në frontin e parë, nuk ka më kohë”, mesazhi apelues i infermierëve