Header

“Kjo ‘Barbie’ është presidente”, fjalimi i Vjosa Osmanit që po bën xhiron e rrjetit!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është përgjigjur kritikave për veshjen dhe memeve në rrjetet sociale, gjatë fjalimit të mbrëmjes së djeshme me gazetarët.

Ajo u kujdes të falënderonte veçanërisht gazetarët që kanë raportuar nga veriu i Kosovës gjatë kohës kur ndodhën trazirat. Por gjatë pritjes, presidentja pati një fjalim ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.

Fjalimin e përmbylli me fjalinë “This barbie is the president” (kjo barbie është presidente), pasi, siç tha presidentja, shpeshherë është pyetur se përse po vishet me ngjyrë rozë.

Fjalimi i saj është bërë viral në rrjet.

You may also like ...