Kim Kardashian dhe Kourtney Kardashian i befasuan të gjithë ndjekësit teksa në sezonin e ri të ‘Keeping Up With The Kardashians’ u shfaqën duke debatuar ashpër. Dy motrat arritën dhe në konflikt fizik me njëra-tjetrën, teksa Khloe dhe Kendall u befasuan nga ky reagim i të dyjave.
Pas këtij momenti ka ardhur dhe reagimi i parë nga Kim dhe Kourtney. Burime ekskluzive kanë treguar për “ET” se tashmë dy motrat kanë një raport të qetë me njëra-tjetrën. Ato janë ndjerë paksa në siklet pas reagimeve të shumta të ndjekësve të tyre, megjithatë Kim ka pohuar se në momentin që vendosi të realizojë sezonin e ri, zgjodhi dhe që gjithçka të ishte reale si në jetën e tyre të përditshme.
Pas këtij episodi të shumëkomentuar, fansat po presin me padurim se çfarë ka rezervuar familja Kardashian në xhirimet e ardhshme.
- Si rrallëherë, Mbretëresha Elizabeth del sot në një konferencë
- Pink rezulton pozitive me koronavirus