Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë disa foto nga prapaskenat e emisionit që pritet të shfaqet së shpejti në ekran. Me një fustan rrezellitës dhe me buzëqeshjen e saj të ëmbël moderatorja mori jo pak komplimente nga ndjekësit.
Pas daljes nga “Big Brother VIP”, dyer të reja u hapën për Kiara Titon, e cila tashmë është rikther si moderatorë e një emisioni që do të përshkojë verën.
Kësaj here, në emision do të përfshihen personazhe të njohur të ekranit, një pjesë e mirë e tyre ish-konkurrentë të “BBV”.
Xhirimet e puntatave të emisionit janë thuajse në përfundim, ndërsa Kiara na ka treguar look-un e parë të këtij rrugëtimi.
E veshur me një fustan Chanel dhe flokët e kapura topuz, ajo duket tepër elegante dhe ka marrë pëlqimin e fansave.
- Shtyhet data e publikimit të Avatar 3
- Jeta në Amerikë nuk paska qenë aq e thjeshtë për Xhesika Berberin