Header

Luizi dhe Kiara zyrtarisht burrë dhe grua!

Çifti më i komentuar i momentit, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Në surprizën e organizuar nga “Vëllai i Madh” dhe me kërkesen e Luizit, sonte ka ndodhur celebrimi i marteses së tij me Kiarën nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Pasi shkëmbyen unazat dhe dhuruan puthjen, çifti u surprizua me një performancë live nga këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata.

Kujtojmë se çifti u njohën dhe u dashuruan në reality show-n “Big Brother Vip Albania 2”. Ata kanë thënë po njëri-tjetrit në sytë e miliona shqiptarëve.

 

 

You may also like ...