Header

CNN: Këto projekte spektakolare arkitekturore janë shpallur më të mirat e vitit. Piramida e Tiranës në top listë

CNN ka publikuar së fundmi një artikull ku zbulon një listë të projekteve arkitekturore më të mira të vitit 2023, sipas listës vjetore “Works of Wonder” ose “WOW”.

Piramida e Tiranës cilësohet si një nga 18 projektet e reja me spektakolare të arkitekturës për 2024 sipas revistës amerikane Architectural Digest. Eksperti i revistës Sam Cochran që ka bërë përzgjedhjen e këtyre veprave foli për CNN, duke theksuar se ndërtimet e reja vazhdojnë të kenë ndikim negativ në mjedis dhe është e rëndësishme të vihet në pah se si arkitektura ekzistuese mund të përshtatet për të ardhmen.

Ai ka vlerësuar edhe firmën holandeze të arkitekturës MVRDV që rikonceptoi Piramidën e Tiranës, duke thënë se përmes ndërhyrjeve të kujdesshme të projektimit, dëshmoi përdorimin e ri të një ndërtese të vjetër, e rigjallëroi atë me një ndjenjë gëzimi dhe argëtimi.

E riimagjinuar nga studioja holandeze e arkitekturës MVRDV, Piramida e Tiranës është shndërruar nga një ish-muze i rrënuar kushtuar ish-liderit të vendit (dhe më vonë i përdorur si bazë e NATO-s, ndër të tjera) në një qendër kulturore me kuti shumëngjyrëshe, shkallë dhe rrëshqitje të pjerrëta. Sot në qendër të qytetit të Tiranës vizitorët mund të ngjiten në një piramidë monumentale që dikur ishte simboli i ndritshëm i një diktature shtypëse. “Këmbët e turisteve shkelin triumfalisht mbi të kaluarën”, thekson CNN.

Çdo vit, lista “WOW” e projekteve të arkitekturës nga revista amerikane nxjerr në pah vepra të reja e të jashtëzakonshme në mbarë globin, nga pesë kontinente.

Lista e famshme këtë përfshin ndër të tjera një pishinë publike të ripërdorur në një qendër kulturore Jorube në Lagos, Nigeri; hapësira ekspozuese lundruese të xhamit në Hiroshima, Japoni; një akuarium i ri i projektuar për t’u dukur si një gërmadhë e përhapur në Mazatlán, Meksikë; dhe vendi i koncerteve me panele LED sferike duke bërë titujt kryesorë në Las Vegas.

You may also like ...