Header

Katy Perry do të largohet nga “American Idol”

American Idol do të ketë një tronditje në sezonet në vijim pasi Katy Perry së shpejti do të largohet.

Katy Perry do të largohet pas 7 sezonesh nga American Idol.

Këngëtarja u shfaq në emisionin ‘Jimmy Kimmel Live!’, ku ka bërë të ditur lajmin për largimin nga kompeticioni muzikor.

Pasi prezantuesi e pyeti këngëtaren se sa kohë planifikon të qëndrojë si gjyqtare në këtë format, Perry tha se sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit për të. Ylli i muzikës pop la të kuptohet se po përgatitet për një projekt të ri muzikor dhe ndoshta mund të jetë duke u përgatitur edhe për një turne botëror.

“Këtë vjeshtë, në shtator, do të bëj këtë festival të madh muzikor në Brazil të quajtur Rock in Rio… kështu që mendoj se ky ndoshta do të jetë sezoni im i fundit për Idol,” tha Perry, duke tronditur audiencën.

Largimi i Perry vjen disa muaj pasi disa burime pretenduan se ajo shprehu dëshirën e fortë për t’u larguar nga “Idol” pas gjashtë vitesh.

Prej kohësh 39-vjeçarja është bërë objekt komentesh dhe batutash nga fansat e spektaklit, të cilët janë ankuar për sjelljen provokuese, të tepruar dhe ndonjëherë edhe të vrazhdë të këngëtares.

You may also like ...