Header

Kate Winslet tregon “sekretet” e rinisë

Kate Winslet është në formë të shkëlqyer fizike, por beson se duhet të kujdeset më mirë për veten për të qëndruar në formë duke marrë parasysh moshën.

“Unë nuk ha më mish, pi shumë ujë çdo ditë, marr suplementet e mia dhe  notoj në ujë të ftohtë. Nuk ka sekrete të mëdha, vetëm gjëra të arsyeshme”, është shprehur aktorja për median El Mundo.

“Më pëlqen të jem 47 vjeç, jam e emocionuar që i mbush të 50-at. Por kur shoh foto nga të 30-at, si i kisha flokët, lëkurën, kaq të bukur… mendoj se atëherë nuk e vlerësova aq sa duhet, nuk e shijova sa duhet”, ka theksuar më tek Kate.

Aktorja e njohur fitoi njohje ndërkombëtare për rolin e saj si Rose  në filmin “Titanic “, me regji të James Cameron , i cili u bë një nga filmat me fitimet më të larta të të gjitha kohërave dhe i dha asaj një nominim për çmimin Oscar si aktorja më e mirë.

You may also like ...