Sado që Princi Harry dhe Meghan Markle përpiqen të ruajnë paqen dhe privatësinë e tyre, ata nuk mund ta largojnë veten nga shtypi.
Sherri i fundit mbretëror mes çiftit të famshëm është me Kate Middleton dhe Princin William.
Dukesha e Kembrixhit, kunata e Harry-t, thuhet se është e irrituar nga fiksimi i Markle me paratë.
“Mënyra se si ata e shohin, si një obsesion marrëdhënien e Meghan-it me paratë, duket se e ka bërë Harry-n të ndihet keq”, tha një burim për Radar Online.
“Në sytë e tyre, Meghan duket shumë e preokupuar me imazhin dhe paratë dhe ata e shohin atë shumë të pakëndshme”.
Jeta, me sa duket, nuk është aq rozë edhe nëse je një mbretëror. Dy çiftet kanë pasur një sërë grindjesh të gjata vitet e fundit që kanë prishur familjen.
Dy çiftet kanë pasur një sërë grindjesh të gjata vitet e fundit. Kohët e fundit u pretendua nga një burim se William mori një pagesë prej 1 milion dollarësh nga News Group Newspapers (NGN) për një rast hakerimi me botuesin e News of the World.
“Vetëm kur mendon se nuk mund të bëhet më keq, diçka ndodh”, tha miku i William për Daily Beast.
“Këto janë gjëra nga Harry. Duke zbuluar këto sekrete, ai po shkatërron shumë gjëra. Ai po e bën shumë të qartë se konsideron se marrëdhënia e tij me William ka përfunduar. “William nuk do t’i besojë kurrë më Harry-t. E vërteta është se William e urren absolutisht Harryn tani dhe nuk do ta falë kurrë për dëmin që i ka bërë familjes.”
- Shpallet kampioni i ri botëror në shah, kinezi i merr “kurorën” pesë herë fituesit
- Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez i japin fund thashethemeve për ndarje me një puthje!