![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/newspress-collage-v758wqz5a-1686838231389.webp)
Një fans me fat i Beyonce kapi mes turmës syzet e diellit që hodhi këngëtarja gjatë një koncerti në stadiumin Tottenham Hotspur, dhe ka vendosur ta shfrytëzojë këtë rast më së miri. Syzet mendohet se janë bërë me porosi nga marka e njohur e modës luksoze “Off White”.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/06/72172543-12198585-image-a-17_1686833686944.jpg?resize=634%2C793&ssl=1)
Ai ka vendosur t`i nxjerrë në ankand. Personi i quajtur Valentino, fillimisht u bë viral në TikTok pasi ndau një video me syzet. Këngëtarja e “Crazy in Love”, 41 vjeçe, i hodhi syzet teksa performonte këngën e saj, “Diva”.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/06/72173091-12198585-Looking_good_The_Crazy_in_Love_singer_41_who_was_wearing_a_spark-a-31_1686834160134.jpg?resize=634%2C998&ssl=1)
Rojet e sigurisë arritën t`i merrnin herën e parë, por më vonë Beyonce i lëshoi përsëri mes turmës.
Valentino ishte njeriu me fat që arriti t`i kapte dhe tani po i nxjerr në ankand për 15 mijë paundë apo 17.507 euro në Omega Auctions, dhe kjo pavarësisht faktit që syzet e diellit “Off White” zakonisht shiten me pakicë rreth 200 paundë (233 euro). Turneu botëror “Renaissance” filloi muajin e kaluar me një koncert të 17 majit në Stokholm, Suedi, dhe që atëherë këngëtarja është ndalur në vendet kryesore europiane, duke përfshirë Parisin dhe Londrën.
https://youtu.be/VIgxnyQQI-Q
-
Martohen nesër: Ja rregulli i rreptë që Arbana dhe Eduarti kanë vënë për të ftuarit!
-
Kim Kardashian tregon çfarë e eksiton më shumë tek një mashkull dhe të gjithë u çuditëm!