Header

Kanye West rikthehet këtë verë me koncerte, por i kërkon ndihmë ndjekësve të tij

Reperi i njohur Kanye West po planifikon të performojë në O2 këtë verë. Krijuesi i hitit “All Falls Down” iu drejtua mediave sociale duke kërkuar ndihmë nga 18.9 milionë ndjekësit e tij, duke pretenduar se vendet kanë refuzuar të organizojnë koncertet e tij gjatë vitit të kaluar pas një sërë polemikash, përfshirë ‘poshtërimin’ e përsëritur që reperi pretendohet se i bën gruas së tij Bianca Censori dhe përballjen me akuza për antisemitizëm.

“Sapo shitëm United Center në shtatë minuta dhe thjesht doja t’i shprehem të gjithëve atje për të parë nëse ka dikush që mund të ndihmojë me këtë”,-tha West në një video në mediat sociale, të postuar nga The Shade Room.

Kanye vazhdoi: “Është e vetmja arenë në të cilën kam pasur akses vitin e kaluar dhe kur thirra njerëzit më thanë se nuk ka akses për mua dhe ju e dini pse është kështu. Nëse ka dikush atje që mund të ndihmojë me këtë, ju lutemi bëjeni.Nuk më kanë lejuar të performoj për një vit, më duket si filmi i Elvis Presley-t”,-tha Kanye, duke iu referuar filmit biografik me Austin Butler, i cili sugjeronte se Mbreti i Rock-ut ishte burgosur në Las Vegas për shkak të keqmenaxhimit. Turneu përfshin katër netë në O2 Arena të Londrës, nga 5 deri më 8 shtator. Duke filluar në qershor në Toronto, Kanada, turneu teorik i West do të shkojë në New York, Atlanta, Chicago, Los Angeles, Mexico City dhe Madrid, përpara se të nisej për në Londër dhe më pas në Dubai, Nairobi, Lagos, Sydney dhe Tokio, duke përfunduar turneun në shkurt 2025.

Ndërkaq, thuhet se Kanye i ka vënë disa kushte ‘absurde’ të dashurës së tij, Bianca Censori. Ai e ka urdhëruar të mos flasë ‘kurrë’ në dalje publike, dhe ka nxjerrë një sërë rregullash për të jetuar, duke përfshirë, ushqime specifike që mund të hajë dhe çfarë mund të veshë.

Shumica dërrmuese që morën vesh lajmin se Kanye West u martua sërish, u shqetësuan menjëherë për Bianca Censori-n. Gjatë gjithë asaj kohe, miqtë dhe familja e Bianca-s kanë qenë të shqetësuar për mirëqenien e saj. Kjo arriti në një pikë ku shumë nga familja dhe miqtë e saj vendosën të organizonin një “ndërhyrje” kundër Kanye. Synimi kryesor ishte që ajo të kuptonte se është në rrezik nëse vazhdon të jetë me reperin.

You may also like ...