Reperi Ge, i njohur më parë si Kanye West, i kërkoi falje komunitetit hebre të martën në hebraisht për komentet e kaluara mbi antisemitizmin, duke thënë se kërkon falje dhe i vjen keq për dhimbjen që shkaktoi. Artisti shkaktoi shumë zemërim vitin e kaluar me postimet e tij në rrjetet sociale.
Në një deklaratë të shkruar në hebraisht dhe të postuar në Instagram-in e tij me 18.2 milionë ndjekës, thuhet: “I kërkoj falje të sinqetë komunitetit hebre… nuk ishte qëllimi im që të lëndoja ose poshtëroja dhe pendohem për çdo dhimbje që kam shkaktuar. Jam i gatshëm që ta nis nga vetja dhe të mësoj nga kjo përvojë për të qenë më i ndjeshëm dhe i kuptueshëm në të ardhmen. Falja juaj është e rëndësishme për mua dhe jam i gatshëm të ndryshoj dhe të promovoj bashkimin”.
Kjo nuk është hera e parë që Kanye kërkon falje, por i njëjti skenar është përsëritur disa herë.
Pas shpërthimeve antisemite të Ge në intervista dhe postime, kompanitë Adidas dhe Gap ndaluan së punuari me të. Kufizimet u vendosën gjithashtu përkohësisht në llogaritë e tij në faqet e rrjeteve sociale.