Header

Kaliforni/ Digjet Dragoi gjigand në Disneyland, vizitorët në panik

Një ngjarje e pazakonte ka përfshirë Disneyland në Kaliforni ku dragoi gjigant animatronik ka marrë flakë gjatë performancës live para turmave të vizitorëve.

Videot e publikuar në rrjet por edhe nga mediat ndërkombëtare tregojnë dragoin 13 metra që përpihet nga flakët, ndërsa zjarrfikësit përpiqen të kontrollojnë zjarrin.

Kjo ndodhi gjatë shfaqjes ‘Fantasmic’, një performancë e drejtpërdrejtë ujore që sfidon gravitetin, mjete piroteknike dhe Mickey Mouse duke e shpëtuar. Nga zjarri nuk ka të lënduar. Për shkak të tymit të dendur, klientët e parkut u evakuuan nga disa atraksione aty pranë. Përfaqësues të parkut thonë se shkaku i zjarrit mbetet nën hetim dhe për momentin, çdo efekt i ngjashëm i zjarrit do të pezullohet në të gjitha parqet e Disney në të gjithë botën.

You may also like ...