Header

Jennifer Lopez befason fansat me ndryshimin rrënjësor në ‘look’!

Jennifer Lopez ka zbuluar pamjen e saj të re përmes rrjeteve sociale. Këngëtarja e njohur ka zgjedhur një look të ri; me flokët e prera me baluke pak sipër vetullave, në ngjyrën e saj karakteristike gështenjë të artë.

Postimi u shoqërua me tekstin “Bang bang”, teksa këngëtarja etiketoi stilistin e saj Lorenzo Martin dhe markën e saj të kujdesit të lëkurës, JLo Beauty. Reagimet e ndjekësve të saj ishin pozitive ndaj ndryshimit rrënjësor të Jennifer-it.

Për albumin e saj të radhës, “This is me…”, është frymëzuar nga historia e saj e dashurisë me Ben Affleck. “Njëzet vjet më parë, u dashurova me dashurinë e jetës sime. Unë isha duke punuar për albumin e quajtur “This Is Me… Now ” dhe gjithçka kishte të bënte me kapjen e atij momenti në kohë”, tha Lopez.

“Gjëja më e mahnitshme, më e pabesueshme ka ndodhur… Arsyeja pse jemi këtu është sepse unë dua të kap këtë moment në kohë, dhe është edhe më i mirë se hera e parë”, shtoi ajo më tej.

“This is me… Now”, vjen nëntë vjet pas albumit të saj të fundit, “A.K.A” (2014). Megjithatë, artistja ka ardhur pranë publikut me projekte të ndryshme muzikore, dhe bashkëpunime me artistë të tjerë si “El mismo Sol” me Alvaro Soler, “Try me” me Jason Derulo, “Se acabó el amor” me Abraham Mateo dhe “Te boe II” me Casper Magico. Nio Garcia, Ëisin, Yandel dhe Cosculluela.

You may also like ...