Reperi Capital T ka publikuar një fotografi nga fëmijëria, ku tregohet qartë se dashuria e tij për muzikën nisi shumë kohë më parë.
Me një mikrofon në dorë dhe me një kapele reperësh në kokë, artisti, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi, duket se po këndon gjithë pasion.
Nuk dihet se sa vjeç ishte në kohën kur është realizuar fotografia, por karantina duket se e ka bërë nostalgjik dhe ka nisur kërkimet për të kaluarën.
Këtë imazh, ka zgjedhur ta shoqërojë me një përshkrim tepër të veçantë për të nxitur reagimin e ndjekësve të tij.
“Cila është gjëja më e rëndësishme për juve n’jetë? Edhe për kë ose për çfarë kishe sakrifikuar gjithçka?”, shkroi reperi.
Capital T është ndër reperët më të dashur të publikut shqiptar, i cili numëron shumë hite në karrierën e tij muzikore