Header

Ja kujt ia la trashëgiminë prej 60 milionë dollarë Kirk Daglas

Mbi 60 milion dollarë për t’u dhuruar për bamirësi. Ky është testamenti i fundit i Kirk Douglas, i cili ndërroi jetë në moshën 103 vjeç, më 5 shkurt. Trashëgimia e yllit të “Spartacus” do të shkojë në favor të organizatave dhe shoqatave që merren me njerëzit në nevojë. Asgjë për djalin e tij Michael, i cili mbetet i shokuar.
Nga e gjithë pasuria e lënë nga Kirk Douglas në mesin e përfituesve janë Universiteti St Lawrence, me bursa për student, Tempulli Sinai i Westwood, shtëpia e Kirk and Anne Douglas Childhood Center, Kirk Culver City Teatri Douglas, një kinema që është shndërruar në një teatër dhe Spitali i Fëmijëve në Los Angeles.
Asgjë për djalin e dashur Michael, i cili, megjithatë, duket se ka një vlerë neto mbi 300 milion dollarë, dhe që për këtë arsye mund të mos ketë nevojë për trashëgiminë e babit Kirk.

You may also like ...