Header

Dr.Kraja shërohet nga COVID-19 dhe lë spitalin

Mjeku Dhimitër Kraja lë spitalin e Infektivit. Profesori i njohur që pas 48 viteve punë iu rikthye bluzave të bardha për t’i ndihmuar në betejën kundër COVID-19, u prek nga koronavirusi, ndërsa sot ai lë spitalin Infektiv, ndërsa me kryerjen e testit të dytë ai ka dalë negativ.

Profesor Dhimitër Kraja në datë 20 mars iu përgjigj vullnetarisht i pari thirrjes për t’u rikthyer në shërbim, për të ndihmuar kolegët në kurimin e pacientëve të infektuar, por u prek vetë nga COVID-19.

Djali i tij është DJ i njohur, Vik Kraja, i cili ndau në rrjetet sociale ditë më parë postimin për babain e tij që iu bashku mjekëve bashkë me apelin për të qëndruar në shtëpi.

You may also like ...