Adele së fundmi ka bërë të ditur se po bën një pauzë nga performancat live për arsye shëndetësore.
Këngëtarja nuk arriti të shiste biletat për koncertet e saj evropiane pasi shtyu shfaqjet e saj në Las Vegas. 35-vjeçarja do të mbajë 10 koncerte në Mynih midis 2 dhe 24 gushtit, duke shënuar kështu koncertet e saj të para në Evropë që nga viti 2015. Por pavarësisht popullaritetit të saj të madh, “The Sun” raporton se ka ende mijëra bileta për koncertet me kapacitet për 80,000 mijë persona.
Fansat thuhet se janë të shqetësuar për shpenzimin e parave për bileta në rast se Adele detyrohet të anulojë ose shtyjë përsëri shfaqjet e saj.
“Ka një rezervë të fansave për blerjen e biletave, sepse njerëzit janë të shqetësuar nëse Adele do të jetë mjaft mirë për t’i kryer të gjitha. Njerëzit po e ndjekin nga afër dhe Adele ka disa javë që ka qëndruar e qetë.”
Vetëm disa ditë pasi zbuloi se kishte nevojë që të pushonte kordat e saj vokale muajin e kaluar, duke zbuluar se nuk do të zhvillonte më asnjë koncert. Sipas saj, e gjitha po bëhej prej urdhërave të mjekëve. Ndaj edhe shumë fansa kanë mbetur të zhgënjyer për datat e riplanifikuara në Las Vegas, pasi kishin shpenzuar për fluturimin dhe hotelet, e si përfundim nuk kishin marrë asgjë mbrapsht.
- Bëhet baba për herë të tretë, David Guetta zbulon emrin e vogëlushit
- Dua Lipa publikon datat e turneut të ri!