Ben Affleck nuk iu bashkua JLo në premierën e filmit të saj të ri, “Atlas” në Los Angeles, mes spekulimeve në rritje të ndarjes.
Mes raporteve për tensione martesore me Ben Affleck, aktorja-këngëtarja, 54 vjeçe, pozoi në tapetin e kuq por pa partnerin e saj.
Megjithatë, Lopez u pa duke mbajtur unazën e saj të martesës, buzëqeshi ndërsa përshëndeti fansat e shumtë që ishin mbledhur për të marrë autografë nga JLo.
Kjo dalje e Lopez pa Affleck në tapetin e kuq vetëm sa i shton edhe më shumë thashethemet për një ndarje të mundshme mes tyre.
Edhe pse as Affleck dhe as JLo nuk kanë komentuar publikisht për thashethemet aktorja e “Marry Me” së fundmi “pëlqeu” një postim në Instagram në lidhje me marrëdhëniet jo të shëndetshme.
Affleck dhe Lopez u martuan në vitin 2022, dy dekada pasi ata anuluan një fejesë të mëparshme.
Ata aktualisht po jetojnë të ndarë në Los Angeles mes tensioneve të raportuara mes të dyve.
- Rregull i ri në Holandë, nuk do të lejohet më birësimi nga vendet e huaja
- Pallati Kensington ndan detaje për gjendjen shëndetësore të Kate Middleton