Më shumë se një vit më parë Efi dhe Mozzik ishin kryefjalë e mediave. Ata do shfaqeshin në Instagram në disa foto bashkë që ngritën dyhsime për një lidhje, e që më pas rezultoi se Efi ishte protagoniste e klipt të këngës “Fatkeqësi” të reperit.
Ish-banorja e “BBV2”, Efi Dhedhes ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në ”Top Arena”, nga ku ka deklaruar se gjërat mes tyre janë po njësoj, duke mohuar të kenë konflikte apo hatërmbetje.
“Unë dhe Mozzik nuk është se flasim gjatë gjithë kohës. Kur na bie rasti për të folur, do flasim. Sa lajme kanë dalë, nuk e di me thënë të drejtën, janë disa personazhe që bëjë follow vetëm veten dhe një tek person, dhe Mozzik më duket se vetëm një person ka a dy se di mirë, vetëm gocën.”
E pyetur nëse është penduar që ka marrë pjesë te videoklipi i tij, Efi tha:
“Jo, absolutisht jo, është super videoklip i bukur dhe mua më pëlqen shumë vetja aty. Kam treguar aftësi dhe për aktrimin.”
- U prit shumë nga publiku – intervista e Afronës me Bleron thyen rekord për dy ditë
- Befason Victoria Beckham: David nuk më ka parë kurrë ‘pa i lyer vetullat’