Header

Izraeli do të konkurojë në Eurovizion pavarësisht kërcënimeve për bojkot

Izraeli do të jetë pjesmarrës në Eurovizion edhe pse ka zëra kundër prezencës së tij në këtë event muzikor. Bashkimi Evropian i Transmetuesve tha se organizatat e tij anëtare miratuan pjesëmarrjen e Izraelit në konkurs dhe se ai mbetet në linjë me organizatat e tjera të konkurrencës në qëndrimin e tij.

Izraeli do të konkurojë në Eurovizion vitin e ardhshëm, pavarësisht thirrjeve që vendi të ndalohet për shkak të konfliktit me Hamasin.

Artistët nga Islanda kishin bërë thirrje për një bojkot të konkursit në Malmo, Suedi, nëse Izraeli nuk ndalohej të merrte pjesë, pas pushtimit tokësor të Gazës. Transmetuesi irlandez RTE ka pasur gjithashtu një peticion të nënshkruar nga më shumë se 500 njerëz që parashtronin kërkesa të ngjashme, raporton newssky.

You may also like ...