Header

Italia tronditet nga 6 lëkundje tërmeti

Zona e Kalabrisë u trondit mbrëmjen e djeshme nga lëkundjet e tokës. Gjashtë lëkundje pasuan njëra-tjetrën në një kohë të shkurtër dhe janë ndjerë deri në Catanzaro dhe Reggio Calabria. Magnituda më e fortë ishte 3.9 ballë rreth orës 1:52 të mëngjesit. Tri lëkundjet e para e kishin epiqendrën në Serra d’Aiello, ndërsa tri të tjerat në gjirin e Amantea-s.

Gjashtë lëkundjet janë ndjerë në harkun kohor të një ore, e para në orën 1:47 dhe e fundit në orën 2:43.

Lëkundjet shkaktuan panik te qytetarët, të cilët duhet ta mendonin mirë të dilnin apo jo, duke qenë se janë të vetizoluar nga koronavirusi. Megjithatë, paniku bëri që të dilnin nga shtëpitë, por duke qëndruar në distancë nga njëri-tjetri.

You may also like ...