Header

Ironizon Luizi: Karrigia më tha që njihemi prej kohësh, sepse kemi dhe foto bashkë

Fituesi i ‘Big Brother Vip Albania 2’, Luiz Ejlli vazhdon të jetë temë kryesore në media.

Së fundmi në një interviste, ai deklaroi se dy shokët të cilët u prezantuan si njerëzit e tij më të afërt, Mario dhe Joni, në fakt nuk janë njerëzit më të afërt, pasi kishin kohë pa folur. E po ashtu, ai tha se Meridian Ramcajn nuk e ka shok, por thjesht të njohur.

Ky i fundit ka reaguar duke u shprehur i zhgënjyer, ndërsa ka publikuar dhe disa foto me Luizin, ku shfaqen së bashku për të vërtetuar se janë miq.

Deklarata të tij ngjallën reagime të shumta nga disa prej personave që thanë se ishin miq të tij.

Për këtë Luizi ka zgjedhur ta ironizojë, teksa në Instagramin e tij ka postuar një foto me një mesazh thumbues. 37-vjeçari postoi një imazh të ri nga një fotosesion i realizuar së fundmi, por vëmendje tërhoqi mbishkrimi që vendosi.

“Karrigia më tha që njihemi prej kohësh, sepse kemi dhe foto bashkë”, ka shkruar Luizi sipër fotos.

Kujtojmë, se më herët erdhi dhe reagimi i Meridjan Ramçaj, i cili rrëfeu në një intervistë live se si ishte në të vertetë raporti mes tij dhe Luizit.

You may also like ...