Header

Infektohen nga koronavirusi 52 personel shëndetësor,

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli bëri me dije se deri më tani nga koronavirusi janë infektuar 52 personel shëndetësor.

“Ndër këta 36 janë tërësisht të shëruar, ndërsa nga 16 rastet aktive, vetëm një është i shtruar në spital, në gjendje shëndetësore të mirë”, tha zv.ministrja.

E pyetur nëse ka të infektuar mes farmacistëve, deklaroi se nuk ka të dhëna për prekje të tyre.

Po ashtu ajo pohoi se vaksinat po bëhen sipas kalendarëve ashtu si dhe kujdesi shëndetësor për sëmundje të tjera në popullsi.

You may also like ...