Header

I la të gjithë pa fjalë/ Meghan Fox bën ndryshim drastik në pamje

Aktorja 37-vjeçare, Meghan Fox është fotografuar në New York, nën shoqërinë e të fejuarit të saj, Machine Gun Kelly.

Mesa duket, ylli i filmit “Jennifers body”, ka marrë vëmendjen e mediave për shkak të ndryshimit drastik në pamje.

Ajo është shfaqur me një paruke të kuqe të ndezur, me prerje të shkurtër me balluke.

Aktorja 37-vjeçare i kishte flokët në ngjyrë të kuqe të çrregullt. Ajo kishte veshur një minifustan të zi me dekolte. Ndërkohë, Machine Gun Kelly dukej i relaksuar me një kanatiere të thurur dhe pantallona gri të gjera. Teksa dyshja u pa duke u futur në një fuoristradë të zezë, automatiku Kelly vuri dorën në shpinën e aktores.

Meghan ka qenë shpesh e lidhur me thashethemet për operacione plastike ndër vite, por asnjëherë nuk e ka konfirmuar publikisht se i është nënshtruar ndonjë operacioni. Megjithatë, ajo ka pranuar se nuk është kundër operacioneve plastike.

Unë do të inkurajoja këdo që dëshiron të bëjë një operacion plastik, të flasë fillimisht me një terapist, të përpiqet të kuptojë se nga vjen kjo dëshirë. Sepse shumë herë nuk ka të bëjë me dhëmbët, hundën apo mjekrën tuaj, operacioni nuk do ta lehtësojë atë pasiguri”, tha ajo.

Megan Fox looks striking in bright red hair paired with a mini dress while heading out to dinner with Machine Gun Kelly in New York City-040923_6

You may also like ...