Header

‘Hyp se të vrava, zdryp se të vrava’, Jimmy Kimmel flet shqip! Dua Lipa kalon me sukses ‘testin’

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është një ndër ambasadoret më të mira që ka vendi ynë në arenën ndërkombëtare.

Së fundmi, Dua ka qenë e ftuar në Jimmy Kimmel Live. Një rrjet po qarkullon një moment shumë interesant mes këngëtares shqiptare dhe moderatorit Jimmy Kimmel, i cili ka folur shqip.

Jimmy Kimmel ka lexuar disa shprehje frazeologjike në shqip dhe i ka kërkuar Dua që t’i shpjegojë kuptimin e tyre.

Padyshim që ylli i popit e kaloi me sukses këtë sfidë, duke treguar se është një njohëse shumë e mirë e gjuhës shqipe, ndonëse ka emigruar nga Kosova që kur ishte e vogël.

Shprehjet si “i ka bërë rrush e kumbulla”, “hyp se të vrava, zdryp se të vrava”, “ka një dërrasë mangut’, Jimmy Kimmel i ka thënë këto fjalë në gjuhën shqipe që e ka surprziuar jo pak bukuroshen shqiptare.

You may also like ...