Header

Historia me Brad Pitt, Gwyneth Paltrow: “Ishte dashuri me shikim të parë”!

Aq shumë i rrëmbeu zemrat e publikut historia e tyre e dashurisë, sa vazhdon të ngjallë interes të madh edhe dy dekada pas ndarjes: lidhja e Brad Pitt dhe Gwyneth Paltrow nisi gjatë xhirimeve të filmit “ Seven”. Edhe pse atmosfera e filmit të famshëm ishte e zymtë, kimia e tyre e pamohueshme dhe romanca e lulëzuar u bënë objekt i bisedave.

Marrëdhënia e tyre në xhirime u shndërrua shpejt në një romancë të profilit të lartë të Hollivudit, e plotësuar nga paraqitjet në tapetin e kuq, titujt e mediave dhe shumë fansash adhurues. Pitt i propozoi edhe për martesë e Paltrow vendosi madje edhe një unazë në gisht. Kur Brad i propozoi, Gwyneth ishte në ekstazë dhe mezi priste të fillonte kapitullin tjetër të udhëtimit së bashku.

Megjithatë, presionet e famës, distancës dhe orareve kontradiktore më në fund patën ndikimin e tyre. Për shkak të kësaj, dyshja u nda, duke tronditur fansat. Aktorja ka folur së fundmi për atë lidhje. “Isha plotësisht zemërthyer kur u ndamë.

Ishte gjëja e duhur në atë kohë, por ishte vërtet e vështirë. Ishte dashuri me shikim të parë. Kishte një sërë gjërash që kishin ndodhur, ai ishte 9 vjet më i madh se unë, ai e dinte se çfarë donte, unë ende jo. Kur shikoj prapa në kohë kam qenë me të vërtetë një fëmijë, më fëmijë akoma se 22-vjecaret që takoj sot. Në të vërtetë nuk e kisha eksploruar se kush isha, çfarë ishte e rëndësishme për mua, cilët ishin kufijtë e mi,” u shpreh ajo.

Duke reflektuar mbi marrëdhënien e saj me Bradin, Gwyneth pranon se historitë e dashurisë së të rinjve shpesh mund të çojnë në marrjen e vendimeve që janë shumë impulsive ose të nxituara.

Pavarësisht të gjithave mbeten megjithatë miq te mirë. Ajo ka treguar në fakt një aftësi të jashtëzakonshme për të mbajtur marrëdhënie pozitive me ish-ët e saj, siç ka bërë me ish-bashkëshortin, Chris Martin.

You may also like ...