Header

Hatërmbetje me produksionin? Romeo mungon në ‘Post BBV’

Romeo Veshaj, i cili u rendit në vendin e tretë të Big Brother VIP, nuk është shfaqur në post Big Brother VIP, ku ishin shumica e banorëve.

Moderatori Ledion Liço u shpreh se nuk i di arsyet, ‘por ndoshta do i mësojmë rrugës’.

Ai tha se Romeo nuk është përgjigjur ftesës për të marrë pjesë.

“Nuk i është përgjigjur ftesës Romeo Veshaj, arsyet nuk i dimi, ndoshta do i mësojmë rrugës”-tha moderatori Ledjon Liço.

Kujtojme që Romoe Veshaj nuk mori pjesë edhe në festën e organizuar pas përfundimit të spektaklit.

Nga fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale shumica e banorëve kanë qenë të pranishëm në festë, ndërsa u vu re mungesa e Romeo.

Ndërkohë e dashura aktorit, Heidi Baci ka qenë e pranishme në festë dhe u shoqërua nga “kunata” e saj Bora Zemani.

Heidi ka zgjedhur të qëndrojë me disa nga ish-banorët, mes tyre edhe Julian Dedën.

You may also like ...